Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara
Policia e Shtetit ka publikuar bilancin mujor të punës për nëntorin, duke theksuar bashkëpunimin me qytetarët, operacionet e shënjestruara kundër kriminalitetit dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë për kapjen e personave të kërkuar. Gjatë muajit nëntor: • 115 operacione policore u finalizuan në rang vendi, mes tyre 13 operacione ndërkombëtare për arrestimin dhe/ose ekstradimin e personave të kërkuar për përfshirje në grupe kriminale jashtë vendit. • 602 persona u arrestuan për vepra të ndryshme penale. • U sekuestruan sasi të konsiderueshme armësh dhe lëndësh të rrezikshme, përfshirë 5.6 kg lëndë shpërthyese, 29 granata, qindra kapsolla detonatore dhe 41 armë zjarri me rreth 7 mijë fishekë. • U godit trafiku i drogës, me sekuestrimin e 7 kg kokainë, 85 kg kanabis (përfshirë formate të përpunuara), 1516 bimë...