Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Derbi Tirana–Partizani/ Policia publikon planin e masave, këto rrugë do të bllokohen
Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Për shkak të aktivitetit, disa segment rrugor do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, përfshirë: Sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Lekë Dukagjini”, rrugën “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit. Sipas policisë, tifozët e Tiranës do të lëvizin nga Teatri i Kukullave, bulevardi Dëshmorët e Kombit, kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës Papa Gjon Pali II drejt stadiumit. Ndërsa tifozët e Partizanit do të lëvizin nga kryqëzimi i rrugës Muhamet Gjollesha, ura Vasil Shanto, kryqëzimi i rrugës Komuna e Parisit, rruga Sulejman Delvina,...