Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
VIDEO/ ‘Bëra atë që doja’, shqiptari masakron me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja humb një pjesë të…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Thasos, ku një 50-vjeçare shqiptare u sulmua brutalisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu shqiptar, në mes të rrugës, duke përfunduar në spital me plagë të rënda. Sipas videos së publikuar nga mediat greke, gruaja e tmerruar hyn me vrap në një mini-market pranë banesës së saj për t’u shpëtuar duarve të ish-burrit. Përpjekjet e saj rezultuan të kota, pasi 55-vjeçari e goditi me thikë në fytyrë dhe në kokë. Më pas, 50-vjeçarja rrëzohet përtokë ndërsa banorët e zonës përpiqen ta ndihmojnë. “Qëndronte e mbyllur brenda. Ai theu xhamin dhe hyri nga dritarja. Ajo doli zbathur duke vrapuar drejt dyqanit për të shpëtuar”, ka thënë një prej dëshmitarëve. “Ajo hyri brenda duke qarë. Dy minuta më pas,...