Zelensky telefonon Witkoff dhe Kushner, zbardhet biseda mes zyrtarëve të lartë

Zelensky telefonon Witkoff dhe Kushner, zbardhet biseda mes zyrtarëve të lartë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me të dërguarin e paqes të Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner. Zelensky e cilësoi konstruktive bisedën, duke shtuar se kishin diskutuar se si të siguroheshin që Rusia t’i përmbahej çdo marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës. Ndërkohë, zyrtarët ukrainas po zhvillojnë sërish bisedime në Miami, mbi përpjekjet e SHBA-së për të hartuar një marrëveshje paqeje me Rusinë. Nga ana e saj, Moska nuk duket se ka bërë ndonjë lëshim dhe vazhdon të kryejë bombardime masive të Ukrainës. “Ukraina është e vendosur të vazhdojë të punojë me mirëbesim me palën amerikane për të arritur vërtet paqen. Ne mbuluam shumë aspekte dhe shqyrtuam pikat kryesore që mund të siguronin fundin...