Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë
Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kalavrita të Greqisë. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 6 kilometra në perëndim-jugperëndim të Kalavritës me një thellësi prej 24.3 kilometrash. lëkundjet janë ndjerë edhe në Korinth, Patra, Dimitsanë dhe zonat përreth. Top Channel