Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Një tërmet me magnitudë 7 ballë godet Kanadanë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë kufirit Alaska–Kanada, sipas raporteve paraprake të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Tërmeti ndodhi të shtunën në orën 11:41 me kohën lokale, në një thellësi prej 6.2 miljesh, sipas USGS. Epiqendra ishte rreth 56 milje në veri të Yakutat, Alaska, dhe rreth 154 milje në perëndim të Whitehorse në territorin Yukon të Kanadasë. Autoritetet kanadeze po monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha apo viktima. Megjithatë, banorët në zonat përreth kanë raportuar lëkundje të forta që kanë zgjatur disa sekonda. Mësohet se janë regjistruar dhe disa paslëkundje.