Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit D. A., 47 vjeç, banues në Gjirokastër. Procedimi penal ka nisur pasi, në aksin rrugor “Gjirokastër–Kakavijë”, punonjësit e IKMT kanë konstatuar një kamion të ngarkuar me zhavorr, ndonëse aktiviteti i firmës së lidhur me transportin e materialit ishte i bllokuar nga IKMT. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme hetimore.