Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. P., 36 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka paraqitur te një zyrë noteriale një dokument të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.