Bilbao fiton në frymën e fundit ndaj Atl. Madridit, PSG me “manita”. Verona “leksione” Atalantës (video)

Bilbao fiton në frymën e fundit ndaj Atl. Madridit, PSG me “manita”. Verona “leksione” Atalantës (video)

Athletic Bilbao ka fituar 1-0 ndaj Atletico Madridit në “San Mames” për javën e 15-të në La Liga. Golin vendimtar të takimit e shënoi Alex Berenguer me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të marrë nga Nico Williams. Pas kësaj fitoreje, Bilbao ngjitet në vendin e shtatë me 23 pikë, Atletico Madrid që merr humbjen e dytë rresht brenda pak ditësh, pasi në mesjavë u mund nga Barcelona, renditet në vendin e katërt me 31 pikë. SHIKOGOLAT Në Serie A, Verona ka rigjetur fitoren pas shumë javësh, pasi sot mundi në Bentegodi 3-1 Atalantën. Golat për vendasit u shënuan nga Belghali 28′, Giovane 36′ dhe Bernede 71′. Për bergamaskët golin e vetëm e shënoi Gianluca Scamacca në minutën e 80′...