Tirana, Vllaznia e Skënderbeu fitojnë ndeshjet e para të Ligës “Gjergj Kastrioti”, humbet vetëm Partizani

Tirana, Vllaznia e Skënderbeu fitojnë ndeshjet e para të Ligës “Gjergj Kastrioti”, humbet vetëm Partizani

Janë luajtur të shtunën ndeshjet e raundit të parë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turneu mbarëkombëtar mes 8 ekipeve nga Shqipëria e Kosova. Ndërkohë që, të dielën, do të luhen ndeshjet e raundit të dytë. Në Grupin A, ekipi i Vllaznisë fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut të Kosovës (27-25, 25-20, 19-25, 26-24) dhe merr kryesimin. Mjaft e fortë ndeshja tjetër e këtij grupi, ku Ferizaj mposhti 3-2 Partizanin (25-23, 29-31, 25-18, 21-25, 12-15). Ndeshjet e luajtën në Prishtinë. Në Grupin B, ndeshjet e të cilit u luajtën në sallën e lojërave në Farkë, u arritën dy fitore të ekipeve nga Shqipëria. Skuadra e Tiranës mposhti 3-0 Dritën (25-12, 25-20, 25-19), ndërsa Skënderbeu fitoi 3-1 ndaj Pejës (25-18, 25-19, 22-25, 25-20). Liga “Gjergj Kastrioti”-Meshkuj...