Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Specifikat e shortit, të thënat dhe të pathënat e Botërorit 2026
48 ekipet pjesëmarrëse u ndanë në 12 grupe me nga 4 vende në secilin grup, të shortuara nga 4 vazo. Meksika, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara u identifikuan nga topa me ngjyra të ndryshme dhe u caktouan si skuadra të renditura në grupet A, B dhe D, përkatësisht, për të siguruar që ato do t’i luajnë ndeshjet e fazës së grupeve në shtëpi. Meksika do të luajë dy ndeshje në Meksiko Siti, përfshirë ndeshjen hapëse dhe një në Guadalahara. Kanadaja do të luajë ndeshjen e parë në Toronto dhe dy të tjerat në Vankuver, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të debutojnë dhe mbyllin grupin në Los Angeles, duke udhëtuar për në Siatëll për ndeshjen e dytë. Për më tepër, Spanja dhe Argjentina, dy ekipet më...