Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SHBA paralajmëron Evropën: Rrisni kontributet në NATO deri në 2027, ndryshe tërhiqemi
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një paralajmërim të qartë ndaj aleatëve evropianë të NATO-s, duke kërkuar që ata të marrin pjesën kryesore të barrës së mbrojtjes konvencionale të Aleancës deri në vitin 2027. Në të kundërt, Uashingtoni ka sinjalizuar se mund të tërhiqet nga disa mekanizma të bashkëpunimit mbrojtës brenda NATO-s. Sipas burimeve të Reuters, mesazhi është përcjellë këtë javë gjatë një takimi në Pentagon, mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe delegacioneve evropiane. Zyrtarët amerikanë theksuan se Evropa nuk ka përmbushur ende pritshmëritë për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, pavarësisht shtimit të buxheteve të mbrojtjes pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Nëse Evropa nuk arrin të përmbushë afatin e vendosur, SHBA-të mund të kufizojnë rolin e tyre në koordinimin e mbrojtjes...