Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tërmet i fortë godet Kanadanë, 6.8 ballë i shkallës Rihter
Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kanada. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 243 kilometra në perëndim-jugperëndim të Whitehorse, Kanada dhe 573 kilometra në lindje të Anchorage, SHBA, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra. Deri tani nuk raportohet për dëme apo njerëz të lënduar. Top Channel