Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Athina kujton vrasjen e 15 vjeçarit, protestuesit përplasen me policinë
Mbi 5 mijë persona morën pjesë në tubimin e organizuar sot pasdite në Athinë, për të përkujtuar vrasjen e Alexandros Grigoropoulos, djaloshit 15-vjeçar të vrarë nga plumbat e policit special Epaminondas Korkoneas. Sot shënohej 17-vjetori i vrasjes së të riut dhe mijëra qytetarë dolën në rrugë me sloganet “Plumbi nuk u qëllua rastësisht, larg duart nga të rinjtë” dhe “Fjalën e fundit do ta kemi ne, këto ditë i përkasin Aleksis”. Turma nisi tubimin nga Propylaea dhe u drejtua drejt Syntagmës. Incidente të vogla ndodhën pak pas orës 20:00 në qendër të Athinës gjatë marshimit për 17-vjetorin e vrasjes së Alexandros Grigoropoulos nga roja speciale Epaminondas Korkoneas. Konkretisht, ndërsa marshimi po i afrohej fundit, në rrugën Panepistimiou, një grup demonstruesish pranë Benaki u përpoqën të...