VIDEO/ Pasim i përsosur i Qazim Laçit, mesfushori shqiptar jep asist në Turqi

VIDEO/ Pasim i përsosur i Qazim Laçit, mesfushori shqiptar jep asist në Turqi

Qazim Laçi është përshtatur më së miri në kampionatin turk. Mesfushori shqiptar është shndërruar në një lojtarë të rëndësishëm për Rizesporin, me të cilin shpesh ka qenë edhe protagonist deri në këtë fazë të sezonit. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka dhënë asist në përballjen e sotme kundër Koniasporit. Laçi mori përsipër gjuajtjen e një goditjeje dënimi në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë. Pasimi i tij rezultoi mjaft i saktë, teksa gjeti në zonë shokun e tij të skuadrës, që e dërgoi topin me kokë kë rrjetën kundërshtare. Në fund ky gol ka marrë vlerën e një pike, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1./Sport Ekspres/