Mediat britanike vlerësojnë Brojën për paraqitjen e parë si titullar

Mediat britanike vlerësojnë Brojën për paraqitjen e parë si titullar

Armando Broja e nisi për herë të parë titullar këtë sezon, megjithatë ende vijon të mos gjejë golin. Paraqitja e tij ndaj Njukasëll sot në 86 minuta që ishte në fushë, ka marrë vlerësime pavarësisht humbjes 2-1. Sulmuesi u sakrifikua shpesh edhe në mbrojtje në momentet kur ekipi ishte në vështirësi pasi kishte mbetur me 10 lojtarë, ndërsa bëri në mënyrë të pandalur presing te mbrojtja kundërshtare duke kërkuar të rifitonte topin. Ndaj për këtë paraqitje, portali “Burnley Express”, i cili mbulon zakonisht klubin në fjalë, i ka vendosur notën 7 sulmuesit. “Bëri mirë në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat me Bërnlin duke luftuar dhe konkurruar për gjithçka. Kishte një mundësi në fillim kur një bllokim i tij u kthye drejt...