Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rruga Burgajet–Derjan–Macukull prishtet 8 muaj pasi u asfaltua! Deputetja Vata: SPAK të hetojë, dorëzojmë provat
Rruga Burgajet–Derjan–Macukull në bashkinë e Matit e ndërtuar me një fond prej 54 milionë lekë me tvsh është dëmtuar 8 muaj pasi asfalti ka mbaruar. Deputetja e PD-së, Denisa Vata në një postim në facebook publikon videon ku rruga duket e dëmtuar. Ndërsa ngre disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje i bën thirrje SPAK të hetojë. “A kemi të bëjmë me punime fiktive, apo me përdorim të fondeve publike për qëllime elektorale, duke krijuar fasadën e “punëve të bëra”?” Partia Demokratike do të dorëzojë videot, provat dhe dokumentet në SPAK për një hetim të plotë. Postimi ne facebookBurgajet–Derjan–Macukull A kemi të bëjmë me punime fiktive, apo me përdorim të fondeve publike për qëllime elektorale, duke krijuar fasadën e “punëve të bëra”?Ndërkohë Bashkia Mat e shpall...