Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Incidentet në qendër të Athinës gjatë marshimit për Grigoropoulos
Alexandros (Alexis) Grigoropoulos ishte një adoleshent grek, 15 vjeç, i cili u vra më 6 dhjetor 2008 në lagjen Eksarkia të Athinës nga një oficer policie, Epaminondas Korkoneas. Vrasja e tij ndodhi pas një konflikti verbal mes një grupi të rinjsh dhe dy oficerëve të policisë. Korkoneas qëlloi me armë zjarri, duke e goditur për vdekje Grigoropoulosin. Ngjarja shkaktoi tronditje të madhe shoqërore në Greqi dhe u pasua nga protesta masive, trazira dhe demonstrata që zgjatën për javë të tëra në të gjithë vendin. Rasti i Alexandros Grigoropoulos u bë simbol i dhunës policore dhe revoltës së të rinjve, ndërsa çdo vit më 6 dhjetor organizohen marshime dhe protesta përkujtimore, veçanërisht në Athinë. Oficeri Epaminondas Korkoneas u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, megjithatë dënimi...