Mungesë fondesh/ Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

Mungesë fondesh/ Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

E diel, 17 nëntor 2019. Kjo datë është gravuar në kujtesën e Bind Skejës, drejtuesit të “Linjës së Jetës”, qendrës telefonike për parandalim të vetëvrasjeve në Kosovë. Në atë datë, “Linja e Jetës” kishte marrë telefonatën e parë. Tani, gjashtë vjet më vonë, vullnetarët e angazhuar përgjigjen në qindra thirrje çdo muaj. “Fillimisht, kemi pasur vetëm një telefon. Bateria na është ndalur disa herë në fillim, e pastaj, gradualisht, i kemi rregulluar pajisjet dhe e kemi vendosur orarin”, tregon Skeja për Radion Evropa e Lirë. Por, menaxhimi i këtij shërbimi nuk vjen falas, edhe pse në të janë të angazhuar kryesisht vullnetarë dhe praktikantë me një pagë minimale. Dhe pikërisht kjo është shndërruar në problem: financimi. Edhe orari që ishte vendosur – prej orës 10:00...