Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë
Policia e Komos në Itali arrestoi një 18-vjeçar shqiptar që akuzohet si pjesë e një rrjeti të kokainës në vendin fqinj. Aksioni u krye ditën e djeshme, në një motel “B&B” në Albavilla. Oficerët kishin informacione për aktivitetin e dyshimtë, teksa zbuluan se adoleshenti kishte hyrë në vend para një muaji për turizëm. Por shqiptari kishte organizuar dhe menaxhuar në mënyrë të pavarur shitjen e drogës te një klientelë shumë e përzgjedhur dhe vetëm në vende të caktuara në qytetin e Komos. Pasi e mbajtën nën vëzhgim, ata konstatuan se 18-vjeçari shiste te njerëz të një “kategorie” specifike dhe kishte zona të caktuara biznesi si në Cernobbio, Carate Urio dhe qendra historike e Komos. Pas kontrollit të menjëhershëm të makinës, policia gjeti 25 doza kokaine...