Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Një pjesë e dytë e çmendur, Liverpool-it i ikën fitorja nga duart në frymën e fundit (video)
Liverpool ka dështuar sërish të fitojë në Premier League, duke barazuar 3-3 në transfertën e vështirë ndaj Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të në Premier League. Në pjesën e parë mungoi goli, të kuqtë e nisën vrullshëm pjesën e dytë, duke shënuar dy gola për dy minuta, nga blerja e bujshme e verës, Hugo Ekitike, 95 milionë euro. Në minutën e 48-të, Ekitike gjeti rrjetën duke përfituar nga një top i humbur nga lojtarët e Leeds. Në minutën e 50-të, sërish pas një topi të humbur nga mbrojtja e Leeds, Conor Bradley kroson në zonë, Ekitike dërgon topin për herë të dytë në rrjetë. Kur u duk se Liverpool po shkonte drejt fitores së sigurt, erdhi edhe reagimi i vendasve, të cilët po...