Leipzig nuk “dorëzohet” dhe kërkon të rivalizojë Bayern për titullin, luan “tenis” ndaj Eintracht Frankfurt (video)

Leipzig nuk “dorëzohet” dhe kërkon të rivalizojë Bayern për titullin, luan “tenis” ndaj Eintracht Frankfurt (video)

6 Dhjetor 2025 20:55 Telesport Leipzig i drejtuar nga Ole Werner ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në shtëpi, 6-0 ndaj Eintracht Frankfurt, për javën e 13-të në Bundesligë. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0, falë golave të Harder dhe Baumgartner në minutat 5′ dhe 31′. Protagonisti kryesor i pjesës së dytë sihte Yan Diomande, sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili shënoi “hat-trick”, duke treguar dhe njëherë tjetër që jo më kot është në radarin e gjithë klubeve të mëdha. David Raum shënoi nga penalltia. Me tre golat e shënuar sot, Diomande shkon në kuotën e 6 golave këtë sezon në Bundesligë. Verën e ardhshme pritet të largohet nga Leipzig, duke ditur numrin e madh të klubeve të njohura që...