Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lara Colturi renditet e 22-ta në pistën kanadeze të Trembland, në garën e sllallomit gjigand
6 Dhjetor 2025 20:59 Telesport Në pistën e Trembland, në Kanada, u zhvillua të shtunën gara e sllallomit gjigand për femra në ski, gara e radhës së Kupës së Botës. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, që dha kohën e përgjithshme 2‘19“48. Skiatorja kuqezi u klasifikua në vendin e 22-të, në një konkurrim të vështirë për 19-vjecaren shqiptare, që arriti rezultatin më të dobët sezonal. Gjithsesi, ishin kushtet ekstreme atmosferike që ndikuan te skiatoret. Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e 28-të, duke dhënë kohën 1‘09“69. Një rezultat jo i mirë, kushtëzuar nga kushtet e vështitra atmosferike që u zhvillua kjo zbritje (binte borë dhe zbriti e gjashta në pistë). Në zbritjen e dytë, Colturi bëri një paraqitje...