Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Liga Gjergj Kastrioti/ Tirana e Pogradeci fitojnë në Grupin A, zhgënjejnë Skënderbeu dhe Dinamo në Grupin B
Ka nisur Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, turneu mbarëkombëtar i sportit të rrjetës mes ekipeve nga Shqipëria e Kosova. Tetë skuadrat, katër nga Shqipëria e katër nga Kosova, janë ndarë në dy grupe dhe takimet zhvillohen me sistem grumbullimi. Në Grupin A, ekipet e Superligës shqiptare kanë dalë fituese. Tirana mposhti 3-1 Dritën (26-28, 25-21, 25-21, 25-11), ndërsa Pogradeci mundi 3-2 Fushë Kosovën (24-26, 25-21, 23-25, 25-22, 15-8). Ndeshjet e para u luajtën në Pogradec. Në Grupin B, ku ndeshjet e para u luajtën në Skënderaj të Kosovës, fituse dolën skuadrat vendase. Fer Volej mundi 3-0 Skënderbeun (25-17, 25-23, 25-15), ndërsa ekipi i Ferizaj mundi 3-0 Dinamon (25-12, 25-17, 265-24). Të dielën luhen ndeshjet e dyta. Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi A (java 1)...