Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Paqja Fiskale, BE “i del kundër” Ramës: Rrezik për pastrim parash, dëmton kulturën e pagesës dhe ligjin
Bashkimi Europian ka ngritur kundërshtime të forta ndaj propozimit të qeverisë shqiptare për Amnistinë Fiskale, të përfshirë në paketën fiskale të vitit 2026. Paralajmërimi erdhi gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë, i zhvilluar në Tiranë më 25-26 nëntor. Përgjigja ka ardhur edhe pas një letre ankese të dërguar nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Bruksel në lidhje me këtë projekt të Edi Ramës, që pritet të falë miliarda euro ndaj biznesmenëve të shumtë. Gjatë diskutimeve me autoritetet shqiptare, përfaqësuesit e Komisionit Europian theksuan se disa nga masat e planifikuara në këtë paqe fiskale mund të dekurajojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore, duke krijuar rrezik për uljen e kulturës së pagesës dhe respektimit të ligjit. Komisioni...