Besëlidhja dominon Superligën, fitore për Apoloninë e Teutën, suksesi i parë për Pogradecin

Besëlidhja dominon Superligën, fitore për Apoloninë e Teutën, suksesi i parë për Pogradecin

Është rikthyer sot Superliga në basketboll për meshkuj (java 8) pas ndeshjeve të kombëtares dhe Besëlidhja kampione fiton thellë 94-47 ndaj Vllaznisë, duke qëndruar e pamposhtur. Suksesi i 8-të për kampionët në po kaq takime të luajtura, duke dominuar në fushë, ndeshje ku u dallua kolektiviteti (5 lojtarë mbi 10 pikë). Pa shumë vështirësi fiton edhe Teuta, që në fushën e saj mundi 90-71 Fieri Basket. Skuadra durrsake u shkëput 28-8 që në periodën e parë dhe e ruajti këtë avantazh deri në fund. Memcaj me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa 27 pikët e Picard për fierakët mbetën për statistikë. Fitoren e parë në kampionat korri Pogradeci, që mundi 93-74 në Vlorë skuadrën e Flamurtarit. Një përballje mes dy ekipeve...