IDU miraton rezolutën për Shqipërinë! Dënon narkoshtetin e Edi Ramës, kërcënim për sigurinë

IDU miraton rezolutën për Shqipërinë! Dënon narkoshtetin e Edi Ramës, kërcënim për sigurinë

Rezoluta e IDU-së në Uashington u votua në unanimitet nga partitë më të mëdha të globit, si Partia Republikane e SHBA, CDU e CSU-ja gjermane, forcat qeverisëse në Itali si Fratelli d’Italia e Xhorxhia Melonit dhe Froca Italia e Antonio Tajanit, Partia Konservatore e Kanadasë apo Nea Demokracia në Greqi e Kiriako Micotakis. Në unanimitet forcat e djathta të globit, dënuan narkoshtetin si rrezik jo vetëm për shqiptarët, manipulimin e zgjedhjeve, burgosjen e liderëve të opozitës si dhe kapjen e drejtësisë. Duke pasur parasysh Raportin Përfundimtar të OSBE/ODIHR-it të 11 majit 2025, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri; Indeksin e Sundimit të Ligjit të Projektit Botëror të Drejtësisë 2025 dhe Raportin e Klimës së Biznesit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe duke kujtuar Kriteret e Kopenhagenit,...