Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Mbytet varka me emigrantë në Kretë, të paktën 18 të vdekur
Tragjedi me viktima në ujërat territoriale të Greqisë. Të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga zona detare në jug të Kretës në Greqi, pasi u gjet një varkë gjysmë e fundosur që mbante emigrantë. Deri më tani, dy persona janë shpëtuar, informon “Protothema”. Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar, ku përfshihen dy anije të Rojës Bregdetare, një anije e Frontex, tre anije që kalonin aty pranë, një helikopter Super Puma dhe një avion i Frontex. Anija u vu re të shtunën pasdite 26 milje në jugperëndim të ishullit Chryssi, nga një kamion me flamur turk. Erëra perëndimore me forcë 4 ballë po fryjnë në zonë. Informacionet janë ende të rezervuara për numrin e personave që ndodheshin në bordin e varkës dhe të viktimave.