Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne! Brukseli i përgjigjet strategjisë së SHBA-ve: Aleatët janë më të fortë bashkë
“Kur bëhet fjalë për vendime që lidhen me Bashkimin Europian, ato merren nga Bashkimi Europian, për Bashkimin Europian, përfshirë edhe ato që prekin autonominë tonë ligjore, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.” Kështu shprehet një zëdhënës i Komisionit Europian, në përgjigje të strategjisë së sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. “Partneriteti transatlantik është unik dhe, si gjithmonë, aleatët janë më të fortë së bashku,” thekson ai. Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, në një postim në X, komenton Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve: “Kjo trajektore e politikës amerikane ishte e dukshme edhe para ardhjes së Trump; ai thjesht e përshpejtoi një proces të pakthyeshëm. SHBA-të janë në një garë gjithnjë e më të vështirë, komplekse...