FOTO/ Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, 4 persona dërgohen me urgjencë te Trauma

FOTO/ Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, 4 persona dërgohen me urgjencë te Trauma

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit në Rrugën e Arbrit. Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëra nga makinat është kthyer përmbys. Kanë qenë disa shoferë të rastit, të cilët kanë pikasur aksidentin dhe kanë njoftuar policinë e ambulancën të cilët kanë shkuar në vendngjarje, ku dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, teksa paraprakisht mendohet lagështira në rrugë si dhe shpejtësia  e madhe.