Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke u shprehur se nuk ishte lëvizje e duhur për situatën që ndodhet PD sot. “Po flas në përgjithësi, mendoj se nga koha dhe momenti, lëvizja nuk është e duhura”, tha ai, ndërsa shtoi se “kur te duartroket armiku, shih rrotull se nuk është mirë”. Më tej deputeti demokrat theksoi se ka parë në takim shumë të rinj të angazhuar dhe njerëz të pakënaqur, por shtoi se ambiciet personale nuk duhet të dëmtojnë grupin e PD-së. “Ndoqa takimin e Durrësit, isha kurioz të dija çfarë do ofrohen në atë takim. Pash disa nga bashkëpunëtorët të mi aty, që i vlerësoj shumë, pjesën më të madhe nuk...