Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Pas ndarjes nga jeta të vëllait, flet për herë të parë Unikkatil
Reperi i njohur shqiptar, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka publikuar një nga postimet e tij më personale dhe prekëse në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e tij, Mentor Palokën, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë. Që nga humbja e papritur, reperi ka qëndruar larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, duke preferuar të përballet me dhimbjen dhe mungesën që ndjen në heshtje. Shumë pak informacione janë ndarë mbi ndjenjat e tij pas tragjedisë, duke e bërë këtë postim të sotëm një nga momentet më të rralla ku ai hap zemrën për publikun. Në postimin e tij në Instagram, Unikkatil ndan një fotografi ku shfaqet pranë vëllait të tij, shoqëruar me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Disa plagë...