“Bebit nuk i rreh më zemra”, historia e dhimbshme e çiftit Hysko-Huta

“Bebit nuk i rreh më zemra”, historia e dhimbshme e çiftit Hysko-Huta

Moderatori Turjan Hysko dhe bashkëshortja e tij, Orinda Huta, kanë ndarë së fundmi një histori shumë personale, teksa rrëfyen se si Orinda pësoi abort spontan gjatë shtatzënisë së parë. Çifti tregon se gjithçka ndodhi në javën e 11-të të shtatzënisë, kur Orinda i shkroi Turjanit mesazhin tronditës: “Bebit nuk i rreh më zemra.” Moderatori rrëfeu se ajo ditë ka qenë një nga më të rëndat e jetës së tij: “Unë të vetmen humbje në jetë kam pasur babin, dhe përtej injorancës dhe mosdijes së një mashkulli, aty kuptova pafuqinë që ‘s’ke në dorë gjë ti’. Për herë të parë nuk dija çfarë të të thosha ty,” iu drejtua ai Orindës në podcastin e saj “Mam”. Ai shtoi se Orinda, pavarësisht dhimbjes, u tregua e fortë...