SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

Dokumenti tronditës i Shtëpisë së Bardhë, i cili kritikoi ashpër Evropën duke paralajmëruar madje rënien apo zhdukjen e saj, mori përgjigjen e parë nga Brukseli. “Kur bëhet fjalë për vendime që prekin BE-në, ato merren nga BE-ja dhe për BE-në. Përfshirë vendimet që kanë të bëjnë me autonominë tonë rregullatore, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Aleatët janë më të fortë së bashku”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian. Ky është reagimi i parë institucional i Brukselit pasi Trump firmosi Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Amerikane, ndërsa zëra të tjerë brenda Unionit reaguan të premten dhe këtë të shtunë. Procesi i zhdukjes së civilizimit evropian për të cilin flet edhe dokumenti i shtëpisë së bardhë nuk është një lajm i...