Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’
Dhjetori, muaji që shënon fundin e vitit kalendarik sjell një atmosferë festive në të gjithë botën ndërsa këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë janë ndezur dritat e pemës. Të gjithë e presin me padurim fundvitin por më shumë se fëmijët, askush tjetër. Ndezja e dritave shoqërohet dhe nga zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve nga kori i shkollave të Tiranës, artistët e vegjël dhe grupet e baletit. Sheshi Skënderbej, dhe jo vetëm, dominohet nga zbukurimet dhe pema simbolike në pritje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Të pranishëm në shesh ishin qindra qytetarë të cilët shijuan këtë moment magjik.