Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve
Ish-Shefi i Departamentit për Efiçencën qeverisëse “DOGE” Elon Musk shprehet në mbështetje të përmbajtjes së doktrinës së re për sigurinë kombëtare, e hartuar nga Shtëpia e Bardhë, dhe deklaron përmes një postimi në platformën e tij X: “Bashkimi Europian duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u kthehet vendeve të ndryshme, në mënyrë që qeveritë të mund të përfaqësojnë më mirë popujt e tyre”. Komisioni i BE-së ka vendosur një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X për shkelje të rregullave evropiane që rregullojnë përmbajtjen në rrjetet sociale. Kjo shpjegon sulmin e drejtpërdrejtë të manjatit ndaj autoriteteve të Brukselit. Platformës i atribuohet veçanërisht shkelja e Aktit për Shërbimet Digjitale (Digital Service Act), një paketë rregullash e miratuar nga Brukseli dhe e kritikuar nga Uashingtoni, i cili kërkon shfuqizimin...