“Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje”, e mitura bullgare rrëfen tmerrin se si ra pre e abuzimit

“Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje”, e mitura bullgare rrëfen tmerrin se si ra pre e abuzimit

Një vajzë e mitur me origjinë nga Bullgaria ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar para autoriteteve greke. Ajo rrefeu se si ra pre e një rrjeti trafikimi seksual që vepronte në Selanik. Pas dëshmisë së të miturës tre anëtarë të grupit kriminal janë arrestuar dhe lënë në burg, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Nga ajo që raportojnë mediat greke mësohet se vajza kishte pasur më parë një lidhje romantike në Bullgari dhe kishte lindur një vajzë, por më pas ishte mashtruar nga një bashkatdhetar 12 vite më i madh, i cili i premtoi punë në Itali. Pasi qëndruan atje për disa kohë, ai e bindi të udhëtonte drejt Greqisë, duke i thënë se do të gjente një punë të...