Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka akuzuar sërish Moskën të shtunën për sulme në infrastrukturën civile ukrainase, pasi më shumë se 650 dronë dhe 51 raketa kanë shkaktuar dëme në njerëz dhe objekte përgjatë natës. “Shënjestrat kryesore të këtyre sulmeve ishin objektet e energjisë”, ka shkruar Zelensky në rrjete sociale. “Synimi i Rusisë është që t’i dërrmojë miliona ukrainas, teksa ajo shkon në nivel aq të ulët, duke nisur sulme raketore në qytetet paqësore në Ditën e Shën Nikolasit”, ka thënë ai duke iu referuar 6 dhjetorit, nisjes së periudhës së Krishtlindjes. Kjo datë simbolizon edhe Ditën e Ushtrisë së Ukrainës. Zelensky e ka përsëritur thirrjen e tij për më shumë presion ndaj Rusisë që t’i japë fund luftës së nisur në shkurt të...