Urdhri i Stomatologut përgënjeshtron lajmin për zgjedhjen e presidentit të ri: Almiro Gurakuqi mbetet President i USSH

Urdhri i Stomatologut përgënjeshtron lajmin për zgjedhjen e presidentit të ri: Almiro Gurakuqi mbetet President i USSH

Logoja e USSH TIRANË- Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka reaguar kundër lajmeve të fundit që shpallin zgjedhjen e një "presidenti të ri" të organizatës, duke theksuar se informacionet janë të pavërteta. Sipas një deklarate të shpërndarë nga USSH, zgjedhjet e organit të lartë drejtues, përfshirë presidentin, zv. presidentin dhe anëtarët e tjerë, janë realizuar dhe përmbyllur në mënyrë të ligjshme më 16 prill 2025, dhe Almiro Gurakuqi është presidenti i zgjedhur dhe i njohur ligjërisht për mandatin 2025-2030. Urdhri i Stomatologut e konsideron dezinformim lajmin e shpërndarë nga disa portale, ku thuhet se është zgjedhur president i ri, Arben Muccaj. Ata theksojnë se zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me ligjin dhe nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor. Për më tepër, zgjedhjet janë njohur...