Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Hyri për të vjedhur një banesë, shqiptari e pëson keq në Itali nga banorët e zonës
Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 18:10 Një ngjarje e rëndë është shënuar në Arnad të veri-perëndimit të Italisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje me banorë të zonës gjatë një tentative vjedhjeje më 5 dhjetor. Sipas mediave italiane, burri u godit me një mjet të mprehtë, dyshohet me një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut. Karabinierët ndërhynë menjëherë në vendngjarje, arrestuan të dyshuarin dhe sekuestruan sendet e vjedhura, përfshirë 500 euro në para, bizhuteri dhe një çantë, me vlerë të përbashkët rreth 5 mijë euro. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij arriti t’i shmangej kapjes duke u futur në zonën pyjore përreth. Hetimet paraprake treguan se autorët kishin hyrë në banesë duke thyer...