Mbretëria e Bashkuar: 4 të arrestuar pasi hodhën krem pastiçerie mbi Bizhuteritë e Kurorës

Mbretëria e Bashkuar: 4 të arrestuar pasi hodhën krem pastiçerie mbi Bizhuteritë e Kurorës

Bota E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 17:57 Katër protestues u arrestuan të shtunën pasi hodhën krem pastiçerie dhe një ëmbëlsirë me mollë mbi vitrinën që përmbante Bizhuteritë e Kurorës në Kullën e Londrës, njoftoi policia. Përgjegjësinë për incidentin e mori “Take Back Power”, një organizatë që e përshkruan veten si një grup i rezistencës civile. Grupi postoi pamjet e incidentit në mediat sociale. “Demokracia është shkatërruar!”, bërtiti një grua e re, ndërsa një burrë shtoi: “Britania është e thyer”. “Kemi ardhur këtu, te bizhuteritë e kombit, për të rimarrë pushtetin,” shtoi ai. Në një deklaratë, “Take Back Power” tha se i bën thirrje qeverisë të krijojë një “Dhomë të Përhershme të Popullit” që ka fuqinë të taksojë pasurinë ekstreme dhe të rregullojë Britaninë. Pas incidentit,...