Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, “ngre peshë” stadiumin me golin e tij në shtesë dhe shmang humbjen ndaj rivalit historik
6 Dhjetor 2025 17:43 Telesport Arbër Hoxha vazhdon momentin e tij të jashtëzakonshëm, ku po shkëlqen te Dinamo Zagreb. Në fillim të derbit të sotëm ndaj Hajduk Split, Hoxha mori çmimin “Lojtari i Muajit Nëntor”, i treti rresht për 3 muajt e fundit. Në “Maksimir” u luajt sot një nga përballjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kroat, supersfida Dinamo Zagreb-Hajduk Split, e cila përfundoi me shifrat 1-1. Të dyja klubet janë në garë të ngushtë për titullin kampion. Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Në minutën e 68-të, Michele Sego kaloi në avantazh Hajdukun, pasi shtuy topin në rrjetë, që vinte nga goditja e shokut të skuadrës. Ndërkohë në minutën e fundit shtesë, nga 13 minuta që u dhanë, Arbër...