Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Defekt në linjën kryesore/ 9 mijë banorë në Rrëshen dhe Mirditë pa ujë
Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit për 9.000 banorë të qytetit të Rrëshenit dhe disa fshatra përreth në Bashkinë e Mirditës. Dëmtimi ka ndodhur në orët e para të së premtes duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të ujit. Punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz në një gjatësi prej 85 m të kësaj linje furnizimi që kërkon ndërhyrje të specializuar dhe mjete të posaçme teknike. Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike në përkeqësim, ndërhyrja rezulton e vështirë dhe me rrezik dhe shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të...