“Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e bëjnë për spital

“Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e bëjnë për spital

Një 40-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spitalin “Parini”, në Aosta të Italisë, me plagë të shumta në trup, të shkaktuara nga një rrahje. Shoku i tij arriti të shpëtonte duke vrapuar përmes shkurreve. Dhe nuk ka qenë një grindje, por një dajak që ia kanë dhënë banorët e zonës në Arnad, ku i plagosuri kishte tentuar që të kryente vjedhje me mikun e tij. Shqiptari sipas mjekëve ka pësuar ndër të tjera, një frakturë të legenit dhe plagë nga një objekt i mprehtë, ndoshta një kazmë. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar sulmuesit, që dyshohet se janë banorë të zonës që mbulon stacioni i karabinierëve të “Shën Vincentit”. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur dyshohet se 40-vjeçari hyri për të vjedhur në një banesë...