30 milionë dollarë kompensim për familjen e 16-vjeçarit që u vra nga oficeri i policisë në San Diego

30 milionë dollarë kompensim për familjen e 16-vjeçarit që u vra nga oficeri i policisë në San Diego

Qyteti i San Diegos ka rënë dakord t’i paguajë 30 milionë dollarë familjes së një djali 16-vjeçar i cili u qëllua dhe u vra nga një oficer policie ndërsa ai po ikte për t’u fshehur nga një adoleshent tjetër që kishte hapur zjarr ndaj tij, raportuan mediat amerikane të premten. Ky dëmshpërblim parashikon një nga shumat më të mëdha të dhëna ndonjëherë si kompensim për vdekjen e padrejtë të një njeriu, sipas raportimeve si në San Diego Union-Tribune ashtu edhe në New York Times. Shuma që do t’i jepet familjes së Konoa Wilson, i cili u vra natën e 28 janarit, tejkalon 27 milionë dollarët që iu dhanë familjes së George Floyd, vdekja e të cilit nga duart e një oficeri policie në Minneapolis shkaktoi...