Danimarka e Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri në 2026

Danimarka e Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri në 2026

Danimarka dhe Belgjika janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Danimarka Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen ka informuar Komitetin e Politikës së Jashtme se Danimarka do të hapë ambasada të reja në Argjentinë dhe Shqipëri në vitin 2026. Ministri danez për Punët e Jashtme, theksoi se hapja e ambasadës në Tiranë do të mundësojë mbështetjen e aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e qëndrueshmërisë së vendit, përfshirë mbrojtjen nga ndikime të dëmshme të jashtme. “Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo sjell sfida të reja, por edhe mundësi të mëdha. Duhet të kemi një shërbim të jashtëm të fortë dhe modern, të pranishëm në vendet ku janë të rrezikuara interesat tona...