Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Humbi fondin e pensionit dhe u detyrua ti rikthehej punës, veterani 88 vjeçar merr çekun e majmë me kontribuues nga e gjithë bota
Një veteran lufte 88-vjeçar, i cili u detyrua të rikthehej në punë me kohë të plotë pasi humbi pensionin, është prekur thellë pasi mori një çek prej 1.77 milionë dollarësh, dhuruar nga njerëz të panjohur dhe zemërgjerë nga e gjithë bota. Ed Bambas, nga Brighton, Michigan, shërbeu në ushtrinë amerikane dhe më pas punoi për vite me radhë në kompaninë General Motors, duke besuar se pensioni do t’i siguronte një jetë të qetë pas daljes në pension në vitin 1999. Por gjithçka ndryshoi në vitin 2009, kur GM u përball me falimentimin. Si pasojë, rreth 20 mijë punonjës të Delphi Corporation, një filial i GM, humbën fondet e pensioneve — dhe Bambas mbeti pa të ardhurat e pleqërisë. Situata u rëndua më tej kur bashkëshortja...