Hapet Allishverishi në Elbasan, Gjergj Luca surprizon me muralet që i japin karakteristikën unike restorantit të ri

Hapet Allishverishi në Elbasan, Gjergj Luca surprizon me muralet që i japin karakteristikën unike restorantit të ri

Ekonomi E Premte, 5 Dhjetor 2025 19:57 Atmosfera e këtij eventi është e tëra si një festë. Kudo që shfaqet, nismat e Gjergj Lucës mbartin një energji të ngrohtë kremtimi; ai sjell me vete jo vetëm një ide biznesi, por një frymë, një puls që i jep kuptim ngjarjes. Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, sipërmarrësi Gjergj Luca, emri pas të cilit qëndron një ndër historitë më të spikatura të biznesit shqiptar, marka e identitetit “Rozafa” dhe një model serioz vlerash në industrinë e akuakulturës, ka çelur zyrtarisht në Elbasan Allishverishin e radhës. Ambientet e jashtme dhe të brendshme janë veshur me petkun e festave të fundvitit: drita të ngrohta, dekorime simbolike dhe fjongo të kuqe që i japin hapjes një ndjesi ceremoniale,...