U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar. Sipas mediave greke, 55-vjeçari kishte udhëtuar nga Shqipëria më 1 dhjetor me qëllimin për ta gjetur dhe sulmuar ish-gruan. Pas disa ditësh kërkimesh, ai e lokalizoi në një mini-market ku punonte dhe e goditi disa herë me thikë në kokë dhe trup, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur. E plagosura u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Prinos, më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Kavala-s, dhe për shkak të plagëve të marra, u transferua në spitalin AHEPA në Selanik. Fatmirësisht, mjekët raportojnë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.