Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë
Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja e tij ligjore, e cila e cilëson këtë pretendim të pavërtetë dhe në kundërshtim me realitetin proceduror. Në reagimin e bërë publik, mbrojtësit ligjorë të Veliajt theksojnë se ish-kryebashkiaku nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes, e cila përmban rreth 60 mijë faqe me dokumente teknike, analiza financiare dhe materiale audio. Sipas tyre, është objektivisht e pamundur që një person apo ekip avokatësh të lexojë një volum të tillë brenda afatit të përcaktuar, pa shkelur standardin e një procesi të drejtë. “Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt...